SAKRIFIKUAM DJE PËR TË FESTUAR SOT - NË ZÜRICH SHËNOHET 66 VJETORI I MASAKRËS SË LADORISHTIT

Sakrifikuam dje, të kujtojmë e festojmë sot!

Le të jetë kjo ngjarje ditë e bashkimit të ladorishtarëve kudo që ndodhen!

Me këtë moto e porosi, Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër shënoi 66 vjetorin e Masakrës së Ladorishtit – 28 Tetor 1944.

Është hera e parë për këto 66 vjet që Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër kishte përgatitur një eveniment më të zgjeruar për të përkujtuar ngjarjen e 28 Tetorit të vitit 1944, ngjarje me ndjenjë pikëllimi dhe krenarie e cila është shënuar në kronikat e historisë më të lavdishme shqiptare.

Manifestimi kushtuar 66 vjetorit të Masakrës së Ladorishtit u zhvillua në një hotel Töss Winterthur, ku salla ishte shumë e vogël për ti pranuar të gjithë ladorishatrët që punojnë e jetojnë përkohësisht në Zvicër.

Arsyeja e këtij interesi të madh, përveç kujtimit për rënët e fshatit më 28 tetor 1944, ishte edhe çmallja e kurbetçinjëve me këngët dhe vallet karakteristike të Ladorishtit të sjella enkas për to SHKA “Valët e liqenit” nga Ladorishti, sposnsorizuar nga Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër dhe aktivistët e saj.

Manifestimin kushtuar 66 vjetorit të rënies së martirëve të fshatit e hapi Kryetari i Shoqatës së Mërgmitarëve të Ladorishtit në Zvicër z.Zylbear Dauti i cili pasi i përshëndeti mysafirët kujtoji se masakra e Ladorishtit më 28 Nëntor 1944 ishte një terror i paparë deri në atë kohë ku nazifashitët vranë e masakruan 84 banorë të fshatit Ladorisht. Edhe pse kanë kaluar 66 vjet nga kjo masakër ne sërish e kujtojmë me shumë emocion këtë ngjarje macabre të vendlindjes tone. Kjo ndjenjë që na përcjell nga viti në vit na detyroi ne të Shoqatës dhe kurbetçinjëve ladorishtarë në Zvicër të organizohemi dhe në 65 vjetorin e masakres së fshatit të ngrejmë një lapidar dinjitoz kushtuar të rënëve tanë në varrezat e martirëve në f.Ladorisht. Iniciativa jonë u përkrah nga Komuna e Strugës, nga strukturat e fshatit por edhe nga kurbetçinjtë ladorishtarë me punë në SHBA. Kryetari I Shoqatës para të pranishmëve zbuloi befasinë se për këtë mbrëmje janë ftuar anëtarët e SHKA-së “Valët e Liqenit” nga f.Ladorisht.

Takimin e përshëndetën edhe mysafirët e nderit si Ambasadori i Maqedonisë në OKB, Gjenevë, z. Aziz Pollozhani, Ambasadori i Maqedonisë në Bern z.Ramadan Nazifi si dhe Zv. Konzulli I Republikës së Kosovës në Zürich.

Aziz Pollozhani e përgëzoi Kryesinë e Shoqatës së Mërgimtarëve për kultivimin e ndjenjave të bashkimit dhe së bashku me SHKA “Valët e liqenit” kontribojnë për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptare në përgjithësi dhe atyre ladorishtare në veçanti. Me këto manifestime ju dëshmoni se si duhet të integrohemi në Zvicër. Integrim me vlerat që tjera që përfitohen në vendin ku punon dhe jeton përkohësisht. Vazhdoni t’i yshqeni rrënjët, porositi ambasador Pollozhani.

Ambasadori tjetër i pranishëm në këtë manifestim përkujtimor ishte z.Ramadan Nazifi, i cili të pranishmit i përkujtoi se masakra e Ladorishtit është një ngjarje sa e dhimshme aq edhe e lavdishme e kombit shqiptar. Ky manifestim tha Nazifi dëshmon për civilizimin që shpalos diaspora shqiptare në një vend të huaj, në Zvicër. Ambasada e Maqedonisë në Bern do të jetë e hapur për bashkëpunim me shoqatat e mërgimtarëve premtoi ambasadori i R.së Maqedonisë z. Nazifi.

Zv.Konsulli i Republikës së Kosovës në Zürich z.Sali Sefa lëvdoi Shoqatën e Mërgimtarëve të f.Ladorisht në Zvicër për takimin përkujtimor që mban gjallë edhe pas 66 vjetëve të kaluar, për rregullimin e varrezave të dëshmorëve dhe për lidhjen e çmuar që mban mes të shkuarës dhe të tashmes. Pa histori nuk ka edhe ardhmëri, theksoi z. Sefa, i cili përshëndeti në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern dhe tri konsulatave kosovare në Zvicër.

Në këtë përvjetor, në mesin e të ftuarve të sipër përmendur, ishin edhe përfaqësues të Shoqatave të tjera shqiptare që veprojnë në Zvicër që tubojnë mërgimtarë me preardhje nga Veleshta, Dollogozhda, Koroshishti, Zagraçani, Shumi, Frëngova, Kalishti etj.

Ëmbëlsia dhe madhështia e këtij takimi përkujtimor ishte prania e artistëve ladorishtarë, si e atyre që veprojnë në Zvicër ashtu edhe e atyre të SHKA “Valët e liqenit” nga Ladorishti.

Programi i pasur artistik që u shpalos nga SHKA "Valet e Liqenit" para bashkëatdhetareve që kishin ardhur në numër të konsiderushëm në këtë eveniment, bëri që për 2 orë e 30 minuta të mbrëterojë një atmosferë shumë e këndëshme.  Janë për veçuar perforamacat e vogëlushëve me poezitë e tyre, valltarëve të shoqërisë, solistëve të SHKA “V.liqenit” Dardan Kolonja, Arben Ajdini, Mustafa Murtishi, Flamur Ismaili, Urim Lumani, Fatjona Elmazi, Blerand Lena si dhe paraqitja e solistëve Xhemail Murtishi, Alim Dauti, Bajram Ismaili dhe Bari Ismaili që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Përshtypjet për këtë festë përkujtimore flasin për një organizim të shkëlqyer nga ana e aktivistëve të Shoqatës së Mërgimtarëve të f.Ladorisht në Zvicër.

Vlen të përmendet se ky manifestim u regjistrua edhe nga televizioni shtetëror i Maqedonisë, përkatësisht nga Programi i dytë i TVM-së dhe regjisori Afet Miftari.

Sponsorët që bën të mundur ardhjen e SHKA " Valët e Liqenit " - Ladorisht, në Zvicer:

Arbër Gipser GmbH, Albërim Kala

Collaku AG, Maksut Collaku

Fasadenbau Hajredini GmbH, Naser Hajredini

Agjencia Flamurtari, Fisnik Dauti

Murtishi Bau GmbH, Martanesh Murtishi

Saliu Transporte, Lavdërim Saliu

AW Bautechnik, Arben Asani

Druck Top, Fatmir Shemo

Gaci Transport, Gazmend Koxhaxhiku

Kolonja Malerarbeiter, Xhuti Kolonja

Sudeks Transport, Këndim Dauti

Reth nesh

Shoqata ka për qëllim ta ruaj kulturën, traditën, folklorin, humanizmin, dashurin ndaj vendlindjes, respektin ndaj njëri tjetrit...

Lexo mëtepër

Disa nga përkrahësit