Ladorishti është një nga fshatrat e Strugës ku së fundi si rezultati punës së mirë menaxheriale të Bashkësisë Lokale, mbështetjes së komunitetit dhe gadishmërisë së mërgatës së fuqishme të këtij lokaliteti për të ndihmuar vendlindjen ky vendbanim gradualisht po shndërrohet në një qendër të mirëfilltë urbane.

Prej afërsisht tre vjetësh në krye të Bashkësisë Lokale është Xhevdet Dauti të cilin e takojmë në qendër të fshatit pasi më herët kishim folur në telefon dhe kishim caktuar vendtakimin. Ai pa humbur kohë si një njeri i punës dhe aksionit virtyte të trashëguara edhe nga qëndrimi I gjatë në Zvicër e fillon bisedën jo me punët që janë bërë në këto tre vjet por numëron projektet të cilët presin të realizohen në të ardhmen. Dauti shprehet se me prioritet përvec rregullimit të qendrës së fshatit në bazë të një projekti të mirë studiuar artitektonik të domosdoshme  ky vendbanim ka rregullimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në mënyrë që më pasë të pasohet edhe me riasfaltimin e rrugës kryesore. Ai potencon se deri tani ky vendbanim ka arritur të konkretizoj një sërë projektesh duke filluar me hyrjen kryesore e cila tashmë plotëson të gjitha parametrat bashkohore duke filluar nga ndricimi ,trotuaret ,sinjalistika dhe kështu me radh. Gjithashtu, Dauti tregon se tashmë Ladorishti ka arritur të vendosi parametra të larta ekologjikë sepse prej kohësh është caktuar dhe operon një ekip që merret me pastrimin e mbetjeve urbane I cili është pajisur edhe me një kamion modern për grumbullimin e tyre. Ndërkohë ,projetin më madhor i cili me shumë gjasë do të lëshohet në përdorim  gjatë muajit mars është   objekti administrative në process ndërtimi i cili do të ketë një hapësirë prej 400 metra katror një investim ky prej më shumë se 150 mijë eurosh. Në këtë objekt përvec zyrës së vendit e cila dikur funksiononte në ish objektin e dikurshëm, do të vendoset zyra e BL-së,zyra e SHKA-së ”Valët e Liqenit” gjithashtu do të ketë një sallë të madhe për nevojat e aktiviteteve kulturore-artistike dhe të natyrave të tjera, po në këtë objekt do të ketë edhe hapësirë të ndarë të natyrës komericiale. ’’Synimi i Bashkësisë Lokale është që ky vendbanim gradualishtë të shndërrohet në një qendër të mirëfilltë urbane me të gjitha elementet. Deri tani janë realizuar një sërë projektesh dhe shumë të tjera presin të realizohen në mnëyrë që ky objektivë të arrihet në një kohë sa më të shpëjtë’’përfundon ai. Edhe të qytetarët e tjerë që takuam në Ladorishtë vërehej një optimizëm se tashmë punët po lëvizin mirë dhe Bashkësia Lokale po shfaqet e suksesshme.

Pa mërgimtarët Ladorishti nuk do ishte këtu

Kryetari i Bashkësia Lokale të Ladorishtit shfaqet i dretpërdrejtë kur pyetet si i vjen deri te fondet për jetësimin e projeketve. ’’Pa ndihmën e mërgimtarëve vecanërisht të asaj të Zvicrës projekti për urbanizimin e Ladorishtit nuk do të lëvizte nga vendi’’ nënvizon Dauti. Sipas kryetarit të Ladorishtit jo vetëm në këto tre vitet e fundit por prej dekadash kanë qënën mërgimatrët e Ladorishtit që kanë financuar një sërë projektesh duke kontribuar për një prezantim tjetër të këtij vendbanimi. Dauti saktëson se një pjesë e projekteve që janë realizuar së fundi janë konkretizuar edhe nëpërmjet donacioneve të vet banorëve por pjesa më e madhe  e punëve publike në ladorisht janë bërë falë mërgatës së Ladorishtit në Zvicër e cila ka derdhur shuma të konsiderueshem në favor të një Ladorishti
Ladorishti, do të ketë dalje në liqen‏?

Pas jetësimit të një sërë projekteve infrastrukturore që kanë ndodhur viteve të fundit Ladorishtit si synimin parësor do të ketë edhe asfaltimin dhe sistemimin e rrugës që do ta lidh drejtpërdrejt këtë lokalitet me liqenin,rrugën e Bazilikës,rrugën e Fierishtës. Dauti saktëson se tashmë kjo rrugë është futur në programin komunal të rrugëve dhe me shumë gjasë pritet të realizohet në një kohë të afërme nëpërmjet finnacimit të Komunës. Kjo rrugë është menduar që të plotësoj të gjithë parametrat duke filluar nga ndricimi, trotuaret dhe elemente të tjera në mënyrë që të shfrytëzohet edhe për qëllime rekreative nga komuniteti.’’Për këtë projekt pëlqim kanë dhënë edhe pjesa më e madhe e pronarëve që kanë pronë në afërsi të rrugës. Ndërkohë pas përfshirjes së këtij projekti në programin vjetor të rrugëve nga ana e Komunës dhe gadishmërisë së kryetarit për të investuar aty në një kohë të afërme Ladorishti përvec se do të ketë dalje në liqen do të ketë një rrugë modern multidimenzionale me të gjitha elementet’’përfundon ai. Ladorishti numëron rreth 1200 shtëpi me mbi 4500 banorë, por për nga rëndësia dhe ndikimi padyshim është një nga lokalitetet më të rëndësishme të Strugës si për të kalurën historike ashtu edhe për të tashmen. (KOHA/Strugalajm.com)

Reth nesh

Shoqata ka për qëllim ta ruaj kulturën, traditën, folklorin, humanizmin, dashurin ndaj vendlindjes, respektin ndaj njëri tjetrit...

Lexo mëtepër

Disa nga përkrahësit