Pak kohë më parë Kryesia e Shoqatës së Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër, pasi kishte arritur nje sukses të madh duke i meremetuar, rregulluar, rrethuar dhe pas ngritjes së një lapidari dinjitoz tek varrezat e martirëve të fshatit Ladorisht, mbajti Kuvendin e saj të rregullt dhe njëzëri zgjodhi Kryesinë e re të saj.

Përbërja e re e Kryesisë së Shoqatës së Mërgimtarëve të f.Ladorisht në Zvicër është si vijon: Zylbear Dauti – kryetar, Albërim Zylali – nënkryetar, Fisnik Dauti – sekretar (arkatar) dhe antarët Sokol Dauti, Xhevair Collaku, Fevair Ismaili, Lavdërim Saliu, Femi Etemi dhe Feti Osmani.

Pas punës së mirë që bëri Shoqata e ladorishtarëve në Zvicër, me rastin e 65 vjetorit të të rënëve, në ngritjen e lapidarit kushtuar martirëve në varrezat e fshatit dhe pas zgjedhjes së Kryesisë së re filloi impenjimi i saj serioz për programin dhe veprimtaritë e saj në vitet në vijim. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes së 66 vjetorit të Masakrës së Ladorishtit, ngjarje kjo që i ka tmerruar të gjithë ladorishtarët nga do që janë por njëherit edhe ngjarje që i ka bashkuar.

Reth nesh

Shoqata ka për qëllim ta ruaj kulturën, traditën, folklorin, humanizmin, dashurin ndaj vendlindjes, respektin ndaj njëri tjetrit...

Lexo mëtepër

Disa nga përkrahësit