Ladorisht, tetor 2009

Rregullimi i varrezave dhe ngritja e një lapidari dinjitoz financuar nga Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër.

Me rastine 65 vjetorit të të rënëve ladorishtarë nga dora e zezë fashiste në vitin 1944, ladorishtarët në bashkëpunim me Shoqatën e mërgimtarëve të Ladorishtit në Zvicër pastruan ndërgjegjen e tyre duke ngritu një lapidar dinjitoz dhe duke rregulluar varrezat e dëshmorëve të Ladorishtit. 28 tetori 2009 kujtoi këtë ngjarje historike që ka lënë gjurmë të paharrueshme në shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Ceremonia e inaugurimit të Lapidarit dhe punimeve në varrezat e dëshmorëve bëri që fshati jonë sot e tutje do të ndihet më krenar ngase le të paharruar kujtimin për të rënët e fshatit.

28 Tetori i vitit 1944 mund të llogaritet si një holokaust i llojit të vet në trojet shqiptare. Rreth të vrarë e shumë të plagosur, me shtëpi, bagëti dhe pasuri të djegur – fashistët gjerman bën goditjen më gjakpirëse ndaj një fshati liridashës me shpirt patriotik.

Kanë kaluar plot 65 vjet dhe ne akoma nuk i kemi zbardhur të gjitha faktet rreth kësaj ngjarje. Është e vërtetë që populli ynë ka kaluar nëpër shumë golgota dhe deri më sot është dashur të përballojë shumë sfida me shumë sakrificë, por për Ladorisht mund të ish bërë më shumë.

Historia e Ladorishtit nuk dallon shumë nga historia e trojeve të tjera shqiptare. Atë që ka përjetuar populli shqiptar gjithandej e ka vuajtur në lëkurën e tij në të gjitha periudhat kohore. Ne po krijojmë të ardhmen tonë përmes të kaluarës së lavdishme dhe po mbjellim farën e atdhedashurisë, arsimit dhe shkencës edhe tek gjeneratat që po vinë.

bild4Për Masakrën e Ladorishtit të vitit 1944 është folur e është shkruar mjaft por jo të gjitha faktet janë zbuluar. Në Tryezën shkencore organizuar nga Forumi i Intelektualëve Shqiptarë në Strugë kryesuar nga Magjistri i diplomacisë z. Xhemi Hajredini, njëherit edhe Udhëheqës i Departamentit për asrim dhe kulturë në Komunën e Strugës, u bë e mundur që për masakrën e Ladorishtit të flasin akademikët më të njohur shqiptarë si Kristaq Prifti, Muzafer Korkuti, Xhelal Gjeçovi, Nebi Dervishi, Qerim Lita dhe historianë e intelektualë të tjerë. Ata zbardhën shumë fakte të reja rreth kësaj gjëme që shkaktoi okupatori gjerman në vendbanimin tonë.
Manifestimi i 65 vjetorit të të rënëve të fashtit u pasurua me një program artistik përgatitur nga Shkolla fillore “Ashim Agushi” – Ladorisht, Shkolla e mesme e muzikës në Strugë dhe Shoqëria kulturore artistike “Valët e liqenit” – Ladorisht.

Fjala e Kryetarit te Shoqatës së Mërgimtarëve të f.Ladorisht në Zvicër, z Fisnik Dauti, me rastin e inaugurimit të Lapidarit dhe punimeve të tjera në varrezat e të rënëve të Ladorishtit

bild5Të nderuara Zonja,

Të nderuar Zotërinj,

Të respektuar Akademikë, Studijues dhe Historianë,

të dashur miq e mysafirë,

ladorishtarë dhe mërgimtarë kudo që ndodheni në Evropë dhe SHBA Ju përshëndes në emër të Shoqatës së Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër, në emër të kësaj shterse të kombit e cila ka mbajtur gjallë krenarinë dhe atdhedashurinë pa marrë parasysh se ku është gjendur.

Të nderuar pjesmarrës,
sot jemi tubuar këtu për të përkujtuar të rënët e fshatit tonë Ladorisht, që në datë 28 Tetor 1944 nga dora nazifashiste, nga gjermanët e tërbur para largimit nga trojet tona, u vranë e u masakruan rreth 100 bashkëfshatrë nga të cilët pati edhe gra pleq e fëmijë.
Ne për çdo vit vijmë këtu e bëjmë homazhe, por homazhet e këtij përvjetori (65 vjet nga rënia e tyre) na pastrojnë ndërgjegjen.
Shoqata e Mërgimtarëve të këtij fshati në Zvicër, pas një koordinimi të shkëlqyeshëm me strukturat e fshatit dhe të Komunës së Strugës, arriti që këto varreza të rrethohen e rregullohen dhe lapidarin e vogël të skaduar ta zëvendësojë me një Lapidar madhështor me shkabën dykrenare në mes si dhe emrat e 84 martirëve nga Ladorishti ynë i pa gjunëzuar kurrë.
Pas këtij inaugurimi të Lapidarit dhe punimeve tjera, sot e tutje është e udhës dhe e arsyeshme, që këto varreza të rënësh për liri e atdhe të meritojnë një përkujdesje më të veçante.
Shoqata jonë në mërgim, për realizimin e këtij projekti madhor ka shpenzuar nga arka e saj mbi 25 mijë Euro, kapital i grumbulluar vite me rradhë nga bashkëfshatarët tonë në Zvicër.
Punimet e këtij projekti iu besuan dhe u kryen me sukses nga ndërmarrja „Beni Trans“ me seli në Ladorisht.
Le të urojmë së bashku që në të ardhmen të realizojmë dhe përurojmë edhe projekte të tjera me interes për fshatit Ladorisht.

JU FALEMINDERIT !


Referati i lexuar me rastin e 65 vjetorit të ngjarjes historike në Ladorisht, përgatitur nga Shkolla fillore “Ashim Agushi” – Ladorisht

REFERAT
Kushtuar 65 vjetorit të Masakrës së Ladorishtit dhe ngritjes së lapidarit për të rënëve të fshatit

bild6Të nderuara Zonja,
Të nderuar zotërinj,

Bashkëfshatarë, mërgimtarë të dashur që keni kontribuar pa kursim që të ngrini këtë lapidar dhe Ju mysafirë ngado që keni ardhur,

Në emër të Shkollës fillore “Ashim Agushi” – Ladorisht, JU përshëndes dhe Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë ditë të shënuar kur ne ladorishtarët u bëjmë homazhe të rënëve tanë që nga data e kobshme e terrorit fashist, 28 Tetor 1944.

Kanë kaluar plot 65 vjet. Ne ladorishtarët akoma s’mund ta marrim veten e të themi a thua një fshat liridashës aq shumë i zemëroi gjermanët në largim, gjermanët e kapitulluar që të masakrojnë me dhjetëra banorë të fshatit tonë, të djegin shtëpitë dhe pasuritë e katundit.

E përkujtojmë këtë ngjarje historike për të nderuar të rënët, viktimat dhe martirët e fshatit, për t’i bërë ata të pavdekshëm në kujtesën tonë e për t’i treguar botës mbarë se kemi ndjesi të veçantë për këtë ngjarje makabre që i ka ndodhur vendbanimit tonë.

Fshati jonë dallohet për nga vlerat patriotike që ka. A thua e dinte gjermani në vitin 1944 këtë gjë që të na godas aq rëndë apo kishte në mes edhe ndonjë dorë akoma më të zezë për ti kontribuar masakrës?!

Në vjeshtën e 1944, si në gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu edhe ne rrethin e Strugës, zhvilloheshin luftime te shumta nga ana e koalicionit Antifashist, kunder forcave okupatore gjermane. Kesisoj, duke u ndodhur panderprere nen trysnine e pritave dhe sulmeve te befasishme, nazistet gjermane ne shenje hakmarrje vendosen ta ndeshkojne Ladorishtin.

Në mëngjesin e hershëm të 28 tetorit të 1944, forca të shumta gjermane te armatosura deri ne dhembe e rrethojne Ladorishtin, pa lene asnje mundesi per tu larguar askush nga fshati. Keshtu, shtepive iu vu zjarri, ndersa popullaten e tubuar e sjellin në këtë vend ku jemi ne sot, vend i quajtur VAKCARE. Ata qe perpiqeshin te çanin bllokaden qelloheshin dhe liheshin ne vend. Ne kete masaker nuk u kursyen as pleqet e femijet. Nga 84 te pushkatuarve dhe masakruareve nga xhelatet fashistë, 7 ishin gra, disa femije kurse te tjeret te rinj burra e pleq. Ekzekutimi u be po këtu ne Vakcare duke i radhitur ne kolona dhe pastaj i qelluan me bresheri mitralozi. Kjo lirisht mund të llogaritet si një nga kasaphanet apo masakrat më të kobshme për popullatën shqiptare në Maqedoni. Ate dite te kobshme Ladorishti po kalonte ore dhe çaste të kobshme ashtu sikur edhe në vitin 1913 nga barbarët dhe okupatorët serb.

Një enigmë më vete do të mbesë data e 27 tetorit të 1944 kur forcat gjermane në largim gjuajtën me artileri xhaminë e fshatit duke rrëzuar minaren e saj. A ishte ky një paralajmërim se diçka do të ndodhë?! Disa arritën që atë natë të largohen, të shumtët nuk besuan se forcat e kapitulluara gjermane do të godisnin aq rëndë vendbanimin tonë.

Edhe vrasja e 4-5 gjermanëve ditë më parë, që ishin pjesë e njësitit patrullues, ka zemëruar forcat okupuese naziste që të ndëshkojnë banorët e Ladorishtit. Edhe kjo situatë nuk është sa duhet e zbardhur.

Të dashur bashkëfshatarë, të nderuar mysafirë, atë ditë të kobshme nuk ka munguar trimëria e burrave të fshatit tonë por ndihmesa nga Brigadat partizane që kanë qenë të instaluara në fshatin Vishnjë nuk kanë dhënë përkrahje. Pra ladorishtarët e asaj kohe bënë betejë të pa barabartë për nga furnizimi me armë dhe me organizim. Soldateska gjermane arriti të shndërrojë fshatin në golgotë, në një holokaust të vërtet.

Nazistet gjermane do ta mbajne te rrethuar Ladorishtin deri ne mbremje, kur do te terhiqen per ne Struge duke lene fshatin e djegur dhe te masakruar. Ata qe shpetuan te tmerruar me ate qe pane e qe perjetuan do te largohen ne mbremje dhe do te strehohen ne rrethet e Librazhdit dhe Pogradecit. Nje psese tjeter do te futen neper shtepite gjysme te djegura e te shkaterruara, duke pritur se c'do te ndodhe ne oret qe do te vinin. Shume kohe do t'i duhen Ladorishtit per t'i sheruar plaget.

Ne shenjë nderimi dhe zie per viktimat dhe martirët e rene, gjate periudhës 1944 dhe 1945 dasmat ne Ladorisht beheshin pa aheng.

Ne vitin 1952 Shoqata e luftëtarëve në bashkëpunim me Bashkësinë lokale të fshatit ngritën një lapidar modest që sot është zëvendësuar me një tjetër shumë më të bukur si dhe varreza të rregulluara, falë përkushtimit të kurbetçinjve tanë dhe të gjitha organizmave të fshatit Ladorisht.

Na vranë në vitin 1913, na masakruan në vitin 1944, na ndoqën këmba këmbës për të na vrarë, burgosur dhe torturuar edhe gjatë monizmit e më pas siç ishin vitet e 80 dhe 90 (sidomos ai i vitit 1992) megjithatë ky vendbanim mbeti dhe mbeti vatër e zjarrte e atdhetarizmit shqiptar. Ladorishti u shëndrrua në nje bazë e fuqishme dhe mbeshtetese e lëvizjeve per çlirim, si UÇK e Kosovës, ajo e shqiptarëve të Preshevës dhe së fundi UÇK e shqiptarëve të Maqedonisë kishin edhe një fole këtu në Ladorisht. Ladorishti meriton më shumë!

Nderime të rënëve të Ladorishtit

bild7Në përkujtim të më se 80 të rënëve gjatë luftës së dytë botërore në Ladorisht u përurua lapidari dhe u mbajt një tribunë shkencore në të cilën nga aspekte të ndryshme u ndriçua masakra e Ladorishtit e para 65 viteve.
Në manifestimin e mbajtur më 31 Tetor, në Ladorisht, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramiz Merko, i cili përveç tjerash tha:

“Jemi mbledhur sot këtu tek Vakçarja, për të përkujtuar me ndjenjën e pikëllimit dhe të krenarisë ngjarjen e 28 Nëntorit të vitit 1944, e cila është shënuar në kronikat e historisë së lavdishme të Ladorishtit.
Jemi tubuar këtu që të përkujtojmë në mënyrë të denjë ata djem e burra që ranë gjatë Luftës së dytë botërore me ngritjen e këtij lapidari madhështor i cili do të sfidojë harresën dhe do të përcjellë në shekuj mesazhin e qëndresës.
Ky lapidar ngritet në 65 vjetorin e ngjarjes së njohur si masakra e Ladorishtit, kur në këte vend, e brenda fshatit, ranë 84 djem e burra, 80 ladorishtarë dhe katër mysafirë nga viset për rreth të cilët u gjendën aty.
Rrethanat në të cilat ndodhi masakra e Ladorishtit janë një temë e cila ndriçohet nga historianët. Por, me këte rast dua të theksojë se ajo fatkeqësi e madhe për njerëzimin, siç ishte Lufta e dytë Botërore , preku edhe Ladorishtin me një tragjedi të dhimbëshme e cila do të mbesë përgjithmonë në memorjen e banorëve të tij.
Me ngritjen e këtij lapidari , banorët e Ladorishtit, e në radhë të parë gurbetçinjt e tij, kanë dhënë një kontribut të çmuar për historinë e vendbanimit të tyre. Ata kanë ngritur lartë dinjitetin e tyre. Me këte lapidar dhe emërat e të rënëve të skalitura në gur, ju keni ngritur një monument të përjetshëm, me të cilin u bëni nderimet e merituara bashkëvendasve tanë të rënë 65 vite më parë.
Të nderuar qytetarë,
Tani e tutje, çdo shtegëtar që do ti drejtohet Ladorishtit do të kthejë kryet nga ky lapidar, dhe do të marrë me vete një pjesë të memorjes suaj kolektive për të kaluarën e bujëshme dhe të lavdishme. Ju i keni sfiduar të gjitha vështërsitë e kohërave të herëshme apo të vona dhe nuk jeni përkulur, por gjithmonë keni dalë më të fortë e më vital.
Ladorishti ka rritur burra të fjalës dhe të punës, të urtë e bujar, trima e atdhetarë që gjithmonë i kanë dalë zot vendit dhe dinjitetit kombëtar. Ju i keni dëshmuar këto virtyte tuaja si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqe.
Ladorishti ka qenë dhe mbetet një fshat i cili gjithmonë ka përqafuar vlerat e emancipimit dhe qytetërimit. Nga gjiri i këtij fshati kanë dalë plejada të tëra intelektualësht të të gjitha profileve: arsimtarë e profesorë, mjekë dhe inxhinierë, studijues e publicistë. Njerëz të pendës dhe të artit të cilët i kanë dhënë kontribut të çmuar arësimit dhe kulturës së popullit tonë.
Ju e keni ruajtur dhe kultivuar me një dashuri të rrallë thesarin e trashëgimisë sonë kulturore të cilën e keni paraqitur me dinjitet si në vend ashtu edhe në botë. Nga Ladorishti kanë dalë plejada të tëra këngëtarësh e valltarësht të cilët i kanë hijeshur gëzimet dhe festat tona të përbashkëta.
Ladorishti është edhe fshat i njerëzve të iniciativës, biznismenësh e gurbetqarësh. U shohim në kryeqendrat e Evropës dhe Amerikës ku keni shkuar për të kërkuar shansat e një jetese më të mirë. Ndonëse andej jetoni e punoni, ju kurrë nuk e harruat Ladorishtin dhe vendlindjen tuaj. Ndihmuat pakursim popullin tuaj gjatë kohërave të vështira nëpër të cilat kaluam në ndërrimin e shekujve.
Me duart e djersën tuaj ju keni ndërtuar shtëpi të bukura dhe moderne për ju dhe familjet tuaja. Për një kohë të shkurtër i keni ndryshuar pamjen vendbanimit tuaj.
Ladorishti radhitet në mesin e vendbanimeve me një popullsi relativisht të madhe në Komunën tonë, prandaj ka edhe një peshë të veçantë. Pozita e tij shumë afër qytetit dhe pranë rrugës magjistrale që shpie për në Shqipëpri, ofron shansa më të mëdha zhvillimi. Sëkëndejmi edhe pushteti vendor ka bërë përpjekje që me projekte infrastrukturore të mbështesë iniciativën tuaj ndërmarrëse për një jetë më të mirë. Këto projekte nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.  
Në fakt , gjatë vizitave tona këtu, por edhe nëpër vendbanimet tjera ne kemi theskuar se objekte infrastrukturore nuk do të ndërtohen më nga vetkontributete tuaja, por nga mjetet e buxhetit të komunës.  Pra mjetet që ju i dredhni në buxhetin e komunës tu kthehen në formën më funksionale me projekte për të cilat ju keni më shumë nevojë.
Jam i sigurtë se me  vitalitetin e tij dhe me gjithë ata njerëz të arsimuar Ladorishti do ti japë një kontribut shumë më të madh zhvillimeve të gjithëmbarëshme në komunën tonë dhe më gjërë.
Ladorishti e dëshmon këtë edhe me ngritjen e këtij lapidari në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së dytë botërore.”

Shiko fotogalerinë

Reth nesh

Shoqata ka për qëllim ta ruaj kulturën, traditën, folklorin, humanizmin, dashurin ndaj vendlindjes, respektin ndaj njëri tjetrit...

Lexo mëtepër

Disa nga përkrahësit